Besart Xhaferi, kryetari FRPD ka reaguar për ngjarjen historike që ndodhi në Kosovë duke u mbajtur seanca e përbashkët e dy kuvendeve shqiptare, pas sulmeve që Kryeministri shqiptar, Edi Rama iu drejtua Qeverisë së Kosovës.
Xhaferi e ka quajtur Ramën kryeministër të Serbisë si më i miri që mbajti fjalim në Parlamentin e Kosovës.
Më poshtë lexoni reagimin e plotë:
Kryeministri më i mirë i Serbisë mbajti fjalë në Parlamentin e Kosovës!
Në fjalimin e tij hipokrit në Parlamentin e Kosovës, Edi Rama që në samitet elektorale të diasporës ulet në gjunjë para flamurit, në asnjë çast nuk guxoi të artikulonte se Aleksandër Vuçiç është kërcënuesi më i madh i stabilitetit të Kosovës.
Në asnjë moment nuk guxoi të artikulonte se sulmi në kanalin e ujit në Ibër Lepenc, ishte një sulm terrorist ndaj shtetit të Kosovës.
Edi Rama që ku vjen puna të zhvillimet në botë, shprehet se me terroristët nuke negociohet, shqiptarëve të Dardanisë, u kërkon të dialogojnë më vëllain e tij terrorist Aleksandër Vuçiç.
Kosova, nuk ndihmohet me fjalë të bukur por me vepra si Rruga e Kombit, apo lobimi për njohjen e dhe pavarësinë e saj dhe jo me vepra si “Open Ballkan”
Në seancën e sotme në Prishtinë, nuk u kurseu gjestet vulgare për vëmendje, si dërgimi i letrave si të ishte pjesëtar i Ndranghetës dhe jo zyrtar shteti.
Në Prishtinë Edi Rama del gjithmonë lakuriq, si një antishptar, si Kryeministri më i mirë i Serbisë.
© SYRI.net
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e lidershipit pas rezultatit në zgjedhjet e 7 qershorit