Edi RAMA ngatërron HAGËN me SPAK!

Edi RAMA ngatërron HAGËN me SPAK!

22:46, 20/12/2024

Nga Romir Saraçi

“T’ju kërkojmë përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të gjitha vendeve financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi.

Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit.

…Partia Socialiste do ta angazhojë pa asnjë ngurrim që të njëjtën rezolutë të votuar nga Kuvendi i Kosovës, ta depozitonte në Kuvendin e Shqipërisë”- thote Rama.

Sipas kryeministrit, qeveritë financuese të Gjykatës Speciale të Hagës kanë atributet për të ndërhyrë tek gjyqtarët dhe t’i urdhërojnë se si të gjykojnë Hashim Thaçin! (Jo për ekzistencën ose jo të kësaj Dhome Speciale, por për përcaktimin e standardeve gjyqësore)

Deklaratën e sotme të Edi Ramës vendoseni në kontekstin shqiptar, për mendësinë e liderit në raport me drejtësinë!

Forca qeverisëse dhe lideri suprem mund të diktojë nga Kongresi e Asambleja e PSSH, standardet, programin e arrestimeve, madje me përcaktim dosjesh! SPAK ka detyrimin e zbatimit të urdhrave, sepse qeverisja e PSSH i mundëson SPAK financimin! Jo vetëm kaq, por kryeministri nuk e ka fshehur, se SPAK ekziston vetëm fal tij.

Pikërisht ky mentalitet i të bërit shtet ka prodhuar sot një SPAK dhe një Gjykatë në shërbim të Partisë Socialiste! Kjo Drejtësi e Re, theu rekordin negativ në Raportet Ndërkombëtare të kapjes së Drejtësisë. Ky SPAK e ca palo diplomatësh, anëtarë të fondacioneve financuese të Xhorxh Soros po e kthejnë Shqipërinë nga Demokraci në Diktaturë. Ku edhe ZDF, NYT, NYP, REUTERS, LE MONDE, etj etj, veç shqiptarëve e konfirmojnë këtë…

Por për në vend të një Rezolute Partiake, kryeministri do ta zgjidhte më mirë me inicimin e një procesi Vetingu në Gjykatën e Hagës, sugjerim të cilin e ka quajtur “Proces Verifikues në fjalimin e tij… se edhe aty ka “malokë” me shumicë…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco