SYRI TV/ Rama sulmon Kosovën, reagon Berisha: Rama koordinon me Vuçiç kundër Kosovës

18:22, 20/12/2024

Lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi antikombëtare ndërhyrjen e Edi Rama në punët e brendshme të Kosovës. Sipas Berishës, çdo ndërhyrje e Ramës në procesin e dialogut është e kordinuar me Aleksandër Vuçiç dhe në dëm të Kosovës. I pyetur për mungesën e tij në këtë mbledhje, lideri i opozitës deklaroi se nuk mund të shkonte në një mbledhje bashkë me atë që e cilëson Pashiqin e Shqipërisë, e për më tepër me refuzimin që iu bë nga mazhoranca miratimit të rezolutës së për gjenocidin serb.

Në një kohë që kryeministri Edi Rama nga mbledhja e dy kuvendeve zgjodhi sulmet dhe kritikat ndaj Prishtinës zyrtare, Lideri I opozitës Sali Berisha dënoi aktet e kryeministrit shqiptar në dëm të kosovës. Në bashkëbisedimin me gazetarët, Berisha akuzoi Edi Ramën se qëndrimi I tij kundër Kosovës është I bashkrenduar me Aleksandër Vuçiç, ndërsa e cilësoi antikombëtare çdo ndërhyrje të Shqipërisë në procesin e dialogut.

Çdo ndërhyrje të Shqipërisë në problemin e dialogut Prishtinë-Beograd e konsideroj antikombëtare. E konsideroj absolutisht bllokuese dhe jo nxitëse për zgjidhjet.

Të gjitha propozimet e Edi Ramës, qëndrimet e bashkërenduara me Aleksandër Vuçiçin si argat i tij, kanë sjellë vendnumëro në procesin e negociatave, madje edhe acarime serioze midis këtyre dy vendeve.

Shqipëria nuk mund të jetë as ndërmjetës, as pjesëmarrës. Shqipëria qëndron në anën e Kosovës.

Shprehet për dialogun, por çdo hap tjetër i Shqipërisë e dëmton dialogun. Nuk ka asnjë tagër qeveria e Tiranës të japë formula apo skema, aq më tepër një qeveri që shpallte Dnjepër veriun e Kosovës.

Aq më tepër një qeveri, e cila i thoshte Kosovës nënshtrohu ose do shkosh në kohën e bronzit.

Aq më tepër një njeri, që i vendosi i pari në Europë sanksione Kosovës.

Aq më tepër një njeri, i cili u përzie në plane për ndarjen, copëtimin e Kosovës me Beogradin.

Një njeri që përkrahu Ballkanin e Hapur, një projekt të qartë ruso-serb.

Por ka një zhvillim pozitiv këtu. Qeveria aktuale e Kosovës ka dëshmuar meritën për t’i shumëzuar me zero, për t’ia kthyer reston Pashiqit të Tiranës, njëlloj si Pashiqit të Beogradit.

I pyetur nga gazetarët për mungesën e tij në këtë mbledhje, Berisha u shpreh se më parë duhet kërkuar falje qytetarëve të Kosovës, për atë që sot qeveria shqiptare dhe Edi Rama po bën kundër tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco