Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030

17:05, 20/12/2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot (e premte) Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Albin Kurti dhe Edi Rama kanë nënshkruar Marrëveshjen të Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës të Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco