Berisha i përgjigjet Ramës: Çdo ndërhyrje të Shqipërisë në problemin e dialogut Prishtinë-Beograd e konsideroj antikombëtare

Berisha i përgjigjet Ramës: Çdo ndërhyrje të Shqipërisë në problemin e dialogut Prishtinë-Beograd e konsideroj antikombëtare

13:33, 20/12/2024

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për gazetarët, ka kritikuar ashpër qeverinë e Shqipërisë për ndërhyrjen në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka cilësuar çdo përpjekje të Shqipërisë për të ndërmjetësuar në këtë çështje si antikombëtare dhe bllokuese, duke theksuar se propozimet dhe qëndrimet e Edi Ramës kanë sjellë vendnumëro dhe acarime mes Kosovës dhe Serbisë.

Berisha ka theksuar se Shqipëria duhet të qëndrojë në anën e Kosovës dhe të mos përzihet në negociata, pasi qeveria e Tiranës nuk ka asnjë tagër për të ofruar formula për zgjidhje. Ai ka kujtuar se qeveria e Shqipërisë, gjatë periudhës së Ramës, ka marrë masa si vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës dhe përkrahja e projekteve që e dëmtonin integritetin e Kosovës. Sipas tij, qeveria e Kosovës ka bërë një hap pozitiv duke refuzuar çdo plan për copëtimin e vendit dhe duke iu kundërvënë projekteve të dëmshme të Beogradit.

FJALA E BERISHËS:

Çdo ndërhyrje të Shqipërisë në problemin e dialogut Prishtinë-Beograd e konsideroj antikombëtare.
E konsideroj absolutisht bllokuese dhe jo nxitëse për zgjidhjet.
Të gjitha propozimet e Edi Ramës, qëndrimet e bashkërenduara me Aleksandër Vuçiçin si argat i tij, kanë sjellë vendnumëro në procesin e negociatave, madje edhe acarime serioze midis këtyre dy vendeve.
Shqipëria nuk mund të jetë as ndërmjetës, as pjesëmarrës.
Shqipëria qëndron në anën e Kosovës.
Shprehet për dialogun, por çdo hap tjetër i Shqipërisë e dëmton dialogun. Nuk ka asnjë tagër qeveria e Tiranës të japë formula apo skema, aq më tepër një qeveri që shpallte Dnjepër veriun e Kosovës.
Aq më tepër një qeveri, e cila i thoshte Kosovës nënshtrohu ose do shkosh në kohën e bronzit.
Aq më tepër një njeri, që i vendosi i pari në Europë sanksione Kosovës.
Aq më tepër një njeri, i cili u përzie në plane për ndarjen, copëtimin e Kosovës me Beogradin.
Një njeri që përkrahu Ballkanin e Hapur, një projekt të qartë ruso-serb.
Por ka një zhvillim pozitiv këtu. Qeveria aktuale e Kosovës ka dëshmuar meritën për t’i shumëzuar me zero, për t’ia kthyer reston Pashiqit të Tiranës, njëlloj si Pashiqit të Beogradit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco