Në imazhet që kanë publikuar mediat e Kosovës ditën e sotme, kur në Prishtinë po mbahet seancë e përbashkët parlamentare, duket qartazi se Edi Rama nuk ndihet si në shtëpinë e tij mes shqiptarësh.
Nga imazhet e publikuara Rama duket turinjvarur e sypërmbysur përballë Kurtit dhe sikur po viziton ndonjë vend armiqsor e jo vëllezërit shqiptarë të anës tjetër të kufirit.
Nuk dihet as nëse ai dha dorën Kurtit kur u takua me të në zyrën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, pa praninë e kamerave apo jo.
Por burime nga brenda takimit tregojnë për një skenë aspak e përshtatshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur, raporton boom al.
“Rama po bënte një bisedë intensive me Spiropalin. Ishin të dy në një cep dhe po bisedonin sikur kishte kohë pa u parë. Ndërsa Albin Kurti dhe Glauk Konjufca ua kishin ngulur sytë çuditshëm. Herë shikonin Ramën e Spiropalin e herë njëri – tjetrin”.
Kur hyri në sallën e parlamentit, Rama e Kurti qëndruan sërish në distancë. Rama u pa që i dha dorën ish -kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilin, kur ishtë në detyrë, e pati kërcënuar se do ta çonte në gjyq për shpifje, sepse Haradinaj deklaroi publikisht se me planin për ndarjen e Kosovës, treshja Rama – Vuçiç – Thaçi do të përfitonin nga 10 miliardë dollarë. Më pas u tërhoq pa shpjeguar arsyet.
Në 11 vjet në krye të qeverisë shqiptare Edi Rama i ka përkeqësuar marrëdhëniet me Kosovën si askush më parë në histori. Ai pati raporte të mira me Hashim Thaçin, por e sulmoi atë kur Thaçi bojkoti takimin e “Open Balkan” në Durrës.
Ramush Hardinaj e kërcënoi me gjyq. Me Albin Kurtin vazhdon një konflikt të pashpjegueshëm, duke futur hundët në punët e Kosovës pa biseduar më parë me zyrtarët atje, siç ishte propozimi i pakonsultuar me Prishtinën për Scholz e Macron për Asociacionin. Kurti as që e priti kur Rama ndërmori një tur rajonal. Dy qeveritë nuk janë mbledhur më prej dy vjetësh.
Më tej Rama bllokoi rezuluton e propizuar nga opozita shqiptare në parlament për të dënuar genocidin serb në Kosovë, sepse kishte merak mos i prishej vëllazëria me Aleksandër Vuçiçin, ish-ministër i regjimit gjakatar të Millosheviçit.
© SYRI.net
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e lidershipit pas rezultatit në zgjedhjet e 7 qershorit