Përballja Rama-Kurti/ Analistja: Takimi ceremonial, qeveria shqiptare nuk ka vullnet për të çuar para pikat e diskutuara në mbledhjen e 2021

09:32, 20/12/2024

Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të mbajnë sot një seancë të përbashkët, i cili pritet të nisë gjatë ditës së sotme në orën 11:00, në Kosovë.

E ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, analistja Alisa Braho u shpreh se kjo seancë në përmbajtje do jetë jo efektive, sikurse kanë qenë edhe ata mbledhje që kanë organizuar me qeverinë Kurti, qeveria shqiptare.

‘Unë mendoj se fatkeqësisht takimi i sotëm do të jetë vetëm ceremonial, pasi qeveria shqiptare nuk ka vullnet për të çuar para asnjë prej të gjitha ato pika që janë dakortuar në 2021’- tregoj Braho.

Alisa Braho:

'Në radhë të pare, unë mendoj që të paktën kështu në formë është e rëndësishme që të mblidhen këta dy qeveri, edhe pse në përmbajtje kam frikë se do jetë jo efektive, sikurse kanë qenë edhe ata mbledhje që kanë organizuar me qeverinë Kurti, qeveria shqiptare.

Mesa duket, nuk ka vullnet për të çuar para asnjë prej të gjitha ato pika që janë dakortuar në 2021 në mbledhjen e dy qeverive për 110 vjetorin e pavarësisë, dhe me atë që unë arrij të kuptoj kjo mbledhje, nga pala shqiptare e Shqipërisë e cila kërkoj që të mbahej pak më vonë, gjatë muajt shkurt ose mars që  të jetë sa më afër interesit që ata kanë për zgjedhjet në Shqipëri.

Mirëpo, është insituar dhe kanë këmbëngulur pala e qeverisë së Kosovës që të mbahej sa më herët të jetë e mundur që të vijnë edhe zgjedhjet në Kosovë.

Pyetja nëse mund ta riformuloj, do të ishte: A do të dalë diçka prej saj apo do të jetë vetëm një takim ceremonial? Unë mendoj se fatkeqësisht do të jetë kjo e dyta!

Ne ende kemi nevojë për leje qëndrimi dhe duket se procedurat nuk janë aspak të lehtësuara, ashtu siç po reklamohen në fakt dhe pa pikën e frikës e them  që shqiptarët e Kosovës atje vuajnë më shumë'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco