Katër persona të mitur kanë pësuar lëndime si pasojë e një përleshjeje sonte në Lipjan ku janë përdorur edhe mjete të mprehta.- Advertisement -
Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar katër të mitur. Katër personat e lënduar, dy prej të cilëve dyshohet të kenë lëndime nga arma e ftohtë thikë, janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
© SYRI.net
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e lidershipit pas rezultatit në zgjedhjet e 7 qershorit