Ministri hungarez për Çështje Evropiane, Janos Boka ka takuar Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Për takimin, Boka ka shkruar edhe në një postim të bërë në platformën “X”.
“Me Donika Gërvallën, kemi diskutuar për rrugën përpara Kosovës në procesin e integrimit në BE. Kemi bërë një bilanc të çështjeve që përcaktojnë marrëdhëniet e Hungarisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai në “X”.
© SYRI.net