Pas Hajredin Kuçit edhe Isni Kilaj deklarohet i pafajshëm

Pas Hajredin Kuçit edhe Isni Kilaj deklarohet i pafajshëm

14:13, 09/12/2024

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ka dalë të hënën para Gjykatës Speciale, për t’u përballur me aktakuzën e ngritur ndaj tij për ndikimin mbi dëshmitarët.

Klija është deklaruar i pafajshëm.

“Deklarohet plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Kilaj.

Edhe ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, gjatë së hënës është deklaruar i pafajshëm në paraqitjen e parë të bërë më herët gjatë ditës.

Pjesë e aktakuzës janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco