Emisari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të tij të javës që lamë pas.
“Rrallë ka ndonjë moment të mërzitshëm në diplomaci”, ka shkruar Lajçak.
Ai ka përmendur edhe sulmin në kanalin e Ibër Lepencit dy javë më parë.
“Udhëheqja e re e BE-së më në fund mori zyrat e veta, Kosova përjetoi një sulm të dënueshëm terrorist që synonte infrastrukturën kritike – një akt që e dënova fuqishëm – dhe bota diplomatike po përgatitet për sprintin e zakonshëm të fundvitit”, shkruan Lajçak mes tjerash në Facebook.
© SYRI.net