Në orën 10:00, nën organizimin e Presidencës së Republikës, sot mbahet konferenca me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”.
Kjo konferencë organizohet në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.
Presidentja Osmani, do të mbajë fjalim në këtë organizim.
© SYRI.net