Kurti takon bashkatdhetarët në Bashkësinë Shqiptare të Bosnjës dhe Hercegovinës

Kurti takon bashkatdhetarët në Bashkësinë Shqiptare të Bosnjës dhe Hercegovinës

14:34, 07/12/2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi, mbrëmë u mirëpritën në Bashkësinë Shqiptare të Bosnjës dhe Hercegovinës nga drejtues të shoqatave shqiptare në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojë atje.

Kryetarja e Bashkësisë Shqiptare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Elvira Dushi, Kryetari i Shoqatës “Dardania” në Tuzëll, Riza Sokoli, Kryetari i Shoqatës “Adem Jashari” në Mostar, Bardh Gjolleshaj, dhe Konsulli Nderi i Shqipërisë, Muharem Zejnullahu, i uruan mirëseardhje të përzemërt Kryeministrit Kurti.

Organizatorët theksuan rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, duke falënderuar kryeministrin Kurti për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Lexo edhe:
Aktakuza e re ndaj Thaçit: PDK kërkon të mblidhet Kuvendi, AAK thotë se do ta zhbëjë Specialen – pushteti e...
Haliti për kërkesën për dërgimin e FSK-së në veri: KFOR-i është me e ruajt qetësinë atje
Për 100 ditë u aprovuan mbi 25 mijë aplikime të votuesve jashtë Kosovës, afati mbyllet më 26 dhjetor

Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohjes për mikpritjen e ngrohtë. Ai vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe përkushtimin e kujdesin e tyre për të ruajtur lidhjet me atdheun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco