SHBA mbështet Kosovën për të forcuar hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit

SHBA mbështet Kosovën për të forcuar hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit

13:09, 07/12/2024

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me Kosovën, për të forcuar hetimin dhe luftimin e korrupsionit.

Në prag të fillimit të Javës Kundër Korrupsionit, në njoftim thuhet se korrupsioni minon demokracinë, nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon sigurinë globale.

“Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me partnerë anembanë globit, përfshirë Kosovën, për të forcuar hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovimin e transparencës dhe fuqizimin e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura për të ekspozuar korrupsionin dhe për të avancuar reformat. #Java Kundër Korrupsionit”, thuhet në postim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco