Fadil Fazliu ende po mbahet nga EULEX-i, nuk dihet kur do të transferohet në Hagë

Fadil Fazliu ende po mbahet nga EULEX-i, nuk dihet kur do të transferohet në Hagë

11:46, 06/12/2024

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, me urdhër të Gjykatës Speciale, u arrestua gjatë mëngjesit të së enjtes në shtëpinë e tij.

Fazliu ende po mbahet në zyrat e EULEX-it, ndërsa ende nuk dihet se kur do të transferohet për në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar djali i tij, Fahri Fazliu.

Më tej, Fahriu bën të ditur se as sot nuk iu lejua të takohej me babanë e tij.

Të enjten nuk ishte vetëm Fazliu ai që u arrestua nga Gjykata Speciale, ishin edhe ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj dhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco