Hoti: Katër vjet e lanë vendin pa sigurime shëndetësore, në fund miratuan ligj gati identik me atë ekzistues

Hoti: Katër vjet e lanë vendin pa sigurime shëndetësore, në fund miratuan ligj gati identik me atë ekzistues

19:05, 05/12/2024

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin për Sigurimin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

Pas miratimit të tij ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti tha se partia në pushtet u kujtua të miratonte këtë ligj vetëm në fund të mandatit, pasi e la vendin pa sigurime shëndetësore për katër vjet.

Sipas Hotit ligji i miratuar sot është pothuajse identik me ligjin ekzistues në çdo nen.
 

“Katër vjet e lanë vendin pa sigurime shëndetësore. Në fund të mandatit, brenda një dite, miratuan ligjin për sigurimet shëndetësore në të dy shqyrtimet, i cili është pothuajse identik me ligjin ekzistues në çdo nen”, ka shkruar Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco