Deputetët e LVV-së nuk i lejojnë anëtarët e Listës Serbe që të marrin pjesë në seancën plenare

Deputetët e LVV-së nuk i lejojnë anëtarët e Listës Serbe që të marrin pjesë në seancën plenare

15:54, 05/12/2024

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i kanë lejuar anëtarët e Listës Serbe që të nënshkruhen në seancën e sotme plenare.

Sipas tyre këta deputet nuk kanë të drejtë që të vinë më në Kuvend, derisa deputeti, Halil Thaçi ia përmend edhe vrasjes e policit të Kosovës, Afrim Bunjakut.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se vijnë në kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve, ndërsa në anën tjetër e luftojnë Kosovën me çdo mjet që kanë.

Ai ka kërkuar nga anëtarët e Listës Serbe që ta lirojnë Kuvendin.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë. Është e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës kësi sjellje. Një herë në gjashtë muaj vini në Kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që e keni, shkoni dhe i rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radoiçiqit, dhe keni guxim të vini këtu në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, kërkoj të ndërprehet kjo seancë dhe kërkojë ta lironi Kuvendin e Kosovës”, tha Konjufca,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco