Për shkak të mungesës së kuorumit, ka dështuar mbledhja e Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti, ku ishte paraparë që të shqyrtohej Projektligji për inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut.
Krahas kësaj pike, në rend dite ishte edhe shqyrtimi i vendimit të presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit.
© SYRI.net