Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme në Bruksel një takim me Marta Kos e cila është kryekomisionerja e re për Zgjerim të Bashkimit Evropian.
Kryeministri i Kosovës raportoi tek kryekomisioneria për sulmin në kanalin ujor të Ibër-Lepencit. Ai tregoi se nga konfiskimet e bëra pas kësaj ngjarjeje janë gjetur 74 emblema ushtarake ku 20 i përkasin forcave ushtarake ruse dhe pjesa tjetër atyre serbe.
Kurti shtoi se Kosova është në drejtimin evropian dhe nuk do asnjë konflikt me fqinjin e saj verior dhe tregoi punën e Qeverisë së tij për “Planin e Rritjes” e cila është shtylla kryesore për integrimin në BE.
© SYRI.net