Durmishi mbikëqyr punimet në Ibër-Lepenc: Me këtë intensitet, javën tjetër fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit

Durmishi mbikëqyr punimet në Ibër-Lepenc: Me këtë intensitet, javën tjetër fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit

19:00, 04/12/2024

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka mbikëqyrur sot punimet që po bëhen për t’u funksionalizuar devijimi në kanalin e Ibër-Lepencit, pas sulmit që u krye të shtunën.

Durmishi ka thënë se me intensitetin e punimeve që po kryhen aktualisht gjatë kësaj jave do të përfundojë devijimi, ashtu që javën tjetër të fillohet me sanimin e përhershëm të kanalit.

“Në kanalin e Ibër Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi.  Me këtë intensitet të punimeve gjatë kësaj jave do të përfundon devijimi në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit”, ka shkruar Durmishi, teksa ka publikuar edhe disa fotografi.

 

Ndryshe, kanali i ujit të Ibër-Lepencit u sulmua mbrëmjen e së premtes. Nga ky kanal furnizohen me ujë disa qytete të vendit përmes Liqenit të Ujmanit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Pas këtij sulmi, Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj. Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë aktivizuar në terren për këtë qëllim.

Kosova ka akuzuar për këtë sulm Serbinë.

Sulmi është dënuar edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco