Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të martën ka nënshkruar një vendim që detyron tri ndërmarrjet publike – Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina dhe Ibër-Lepencin – të gjejnë zgjidhje për furnizimin e termocentralit Kosova B me ujë.
Lajmin e ka bërë të dituri Rizvanolli, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Dje nënshkrova vendimin që tri ndërmarrjet publike KEK, KRU Prishtina dhe Ibër Lepenci të gjejnë zgjidhje teknike për furnizimin e Termocentralit Kosova B me ujë, me qëllim të rritjes së sigurisë së furnizimit”.
© SYRI.net