Kosova dhe Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim doganor, Murati jep detaje

Kosova dhe Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim doganor, Murati jep detaje

09:52, 04/12/2024

Kosova dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim doganor.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ishte Murati ai që me homologun arab, Mohammed Al Jadaan, nënshkruan marrëveshjen e përbashkët.

“Kjo marrëveshje, që adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Duke përafruar bashkëpunimin tonë shumë dimensional në fushën e Doganave, marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, shkroi Murati, në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco