Në fundjavë pritet të përfundojë ndërtimi i anashkalimit në kanalin e Ibër Lepencit

Në fundjavë pritet të përfundojë ndërtimi i anashkalimit në kanalin e Ibër Lepencit

21:38, 03/12/2024

Të premten ishte pre e 20 kilogramëve eksploziv, e tash shumë persona janë angazhuar që dëmi i shkaktuar atë natë, të rregullohet.

Bëhet fjalë për kanalin e Iber Lepencit i cili u shkatërrua si pasojë e një sulmi terrorist.

Në këtë rast po krijohet një anashkalim në mënyrë që të kaloj uji në një anë të re.

Puna për ndërtimin e by pass-it në Kanalin e Ibër Lepencit po vazhdon me intensitet të lartë.

Të martën, në këto hapësira punimi ishte edhe kryeshefi i NHE “Iber Lepenci”, Faruk Mujka i cili tregoi që po punohet që ky anashkalim të përfundoj deri të dielën.

“Gjendja është stabile, sot jemi duke punuar by-passin si dhe mendojmë që të përfundoj deri në fundjavë me qëllim që uji nga kanali kryesor i dëmtuar të bartët për momentin në kanalin ndihmës, anësor, dhe të na krijohet mundësia të bëjmë vlerësimin e dëmëve dhe pastaj mënyrën se si do të veprojmë pas vlerësimit”, ka thënë Mujka.

Ndërsa, kryetari i Komunës në të cilën ka ndodhur ky rast, Izmir Zeqiri i Zubin Potokut tregon se pavarësisht që atje po vazhdon puna, qytetarët e kësaj komune kanë alternativa për ujë të pijshëm.

“Problemet kanë qenë më të vogla dhe jo aq të alarmuara sepse qytetarët e Zubin Potokut kanë edhe alternative të afërta prej burimeve tjera. Problemet e mëdha kanë qenë në qytetet e tjera që ka prekur pak më shumë mungesa e ujit, për shkak të punimeve”, ka thënë Zeqiri.
Ajo zonë dhe zonat e tjera të veriut, edhe gjatë ditës së sotme po patrullohen vazhdimisht nga njësitë të shumta të Policisë së Kosovës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco