Ministri Vitia nënshkruan vendimin që mbulon shpenzimet për proteza, për të gjithë invalidët civil të luftës

Ministri Vitia nënshkruan vendimin që mbulon shpenzimet për proteza, për të gjithë invalidët civil të luftës

21:34, 03/12/2024

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të martën ka njoftuar se ka marrë vendim për mbulimin e shpenzimeve për protezat e invalidëve civilë të luftës.

“Pas vendimit për mbulimin e kostove për proteza për veteranët e UÇK-së, sot kam nënshkruar vendimin që mbulon shpenzimet për proteza edhe për të gjithë invalidët civil të luftës”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Në mars të këtij viti, ministri i Shëndetësisë pati marrë vendim për mbulimin e kostove për protezat për veteranët e UÇK-së. Vendimi ishte mirëpritur nga kjo kategori.

Ky trajtim mjekësor, siç pati thënë Vitia më herët, kryhet aktualisht jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe ka të bëjë me ndërrimin, mirëmbajtjen dhe vendosjen e protezave për invalidët e luftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco