Shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka folur në platformën “X” për takimet e para, të ndara që ka pasur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kallas në “X” ka thënë se e vetmja rrugë për anëtarësim në BE është ajo përmes normalizimit të raporteve mes dy shteteve, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.
Shefja e diplomacisë evropiane tha se mirëpret gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist në Zubin Potok ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
I met @avucic and @albinkurti today.
The only way to EU membership is through normalisation of their relations, on the basis of the Ohrid agreement.
I welcomed the readiness to fully cooperate after the recent terrorist attack. Perpetrators must face justice. pic.twitter.com/SRChOiwPb2
— Kaja Kallas (@kajakallas) December 3, 2024
Kryeministri Albin Kurti në ora 18:30 do të takohet edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Costa, do t’i takojë liderët e Ballkanit Perëndimor.
Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të BE-s, Presidenti i KE-së, Antonio Costa fillimisht do të pres në takim kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën me fillim nga ora 17:00.
© SYRI.net