Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar në Bruksel Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Vuçiq përmes një njoftimin ka thënë se Kallas i ka kërkuar atij zgjidhje për rastin e Banjskës si dhe për dialogun me Kosovën.
“Një bisedë e hapur dhe e vështirë me Kaja Kallas. Ata folën për rrugën evropiane të Serbisë, ndërsa përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e rastit Banjska dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, ka shkruar Vuçiq.
© SYRI.net