Inspektorati i kërkon kompanisë të kthejë në punë punëtoret teknike të Kuvendit

Inspektorati i kërkon kompanisë të kthejë në punë punëtoret teknike të Kuvendit

16:44, 03/12/2024

Kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se kanë fituar rastin në Inspektoratin e Punës lidhur me vendin e punës për punëtoret teknike të Kuvendit.

Ai ka thënë se raporti e bën fajtore kompaninë dhe se i është propozuar që gjitha punëtorët te kthehen në vendin e punës.

“Federata Sindikale e sektorit privat të Kosovës fiton kontestin ndaj Parlamentit te Kosovës dhe kompanisë Sshalberger në rastin e grevës së punëtoreve teknike në Kuvend. Raporti zyrtar i inspektoratit të punës e bën fajtor për rastin e cekur tërsisht kompaninë e kjo ka qenë në vi me Kuvendin. Turpi briena nuk ka. Inspektorati i propozon kompanisë qe te gjitha punëtorët ti kthej aty ku kanë qenë brenda 3 ditëve”, ka shkruar Azemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco