Flet avokati i serbit të arrestuar për rastin e “Ibër- Lepencit”: Kur ka ndodhur shpërthimi, ai s’ka qenë afër

Flet avokati i serbit të arrestuar për rastin e “Ibër- Lepencit”: Kur ka ndodhur shpërthimi, ai s’ka qenë afër

13:13, 03/12/2024

Njëri nga personat e arrestuar për sulmin në “Iber-Lepenc”  ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I arrestuari Jovan Viçentijeviq, dyshohet për pjesëmarrje në sulmin që ka ndodhur ditë më parë në “Iber-Lepenc”. 

Avokati i të dyshuarit Nebojsha Vlajiç, ka thënë se klienti i tij, nuk ka qenë afër në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Ndërsa ka pohuar se armatimi që i është gjetur në shtëpinë e tij,  s’ka të bëjë me sulmin e 29 nëntorit.

“Nuk i është caktuar ende masa e paraburgimit. Kur ka ndodhur shpërthimi ai s’ka qenë afër. Ne  kemi kërkuar lirimin e  tij”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco