Si mund të mbrohet infrastruktura kritike dhe cilat janë ato?

Si mund të mbrohet infrastruktura kritike dhe cilat janë ato?

20:57, 02/12/2024

Kërkohet që mbrojtja e infrastrukturës kritike të bëhet pjesë e strategjisë kombëtare të sigurisë. Bazuar në rastin e fundit në Ibër – Lepenc, theksohet nevoja që Kosova t’i kushtojë rëndësi ruajtjes së kësaj infrastrukture.

Ibër – Lepenci është vetëm një nga infrastruktura kritike të Kosovës.

Në kategorinë e infrastrukturës kritike hyn edhe energjia, transporti, sistemi bankar, infrastruktura e tregjeve financiare, shëndetësia, uji i pijshëm dhe ujërat e zeza, infrastruktura digjitale e administrata publike si dhe prodhimi, përpunimi dhe shpërndarja e ushqimit.

Sipas ligjit për infrastrukturë kritike, këto sisteme dhe asete, janë vitale për Republikën e Kosovës.

Ndaj, vlerësohet se Kosova duhet të ketë prioritet mbrojtjen e këtyre objekteve vitale.

“Jo vetëm në këto katër komunat veriore, por strategjia për mbrojtjen e objekteve kritike duhet të rifreskohet. Sepse bota ka lëvizur, domethënë luftërat globale, rreziqet nga sulmet terroriste por edhe sulmet e tjera, ka bërë që një projektligj i tillë, për mbrojtjen e objekteve kritike dhe vitale për Republikën e Kosovës, duhet të jetë në agjendë dhe duhet të bëhet sa më parë nga ana e institucioneve të Kosovës”, shprehet Avni Islami, njohës i sigurisë

Madje, masat mbrojtëse të kësaj infrastrukture, kërkohet të jenë pjesë e strategjisë kombëtare të sigurisë, thotë Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Si rezultat i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, forcat e rendit u vendosën për patrullime të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco