Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot në Kuvend se pikërisht pse ka më shumë sovranitet e intergritet territorial në veri, po shtohen edhe sulmet terroriste nga Serbia.
Kurti tha se pasi tashmë Serbia nuk ka më kontrollë në veri, ata edhe po i kryejnë këto sulme.
“Pikërisht pse ka shumë ma tepër sovranitet, integritet territorial, ligjshmëri, kushtetutshmëri në veri, ka aksione terroriste tash. Dikur kur struktura paralele te Serbisë e kanë kontrolluar veriun, ata s’kanë pasë nevojë për sulme terroriste. Tash që nuk e kanë më, ata kryejnë aksione terroriste. Dikur i kanë pasë katër ndërtesat kryesore në katër komuna të stacioneve të policisë. Prej 5 nëntorit të vitit 2022 kur dhanë dorëheqje kolektive, nuk i kanë më ato ndërtesa. Prandaj i gjuajnë ato granata të dorës, me 26 nëntor sivjet në stacionin e Policisë në Zveçan. Pra po e hedhin granatën e dorës në stacionin e policisë në Zveçan sepse ajo është policia e Republikës së Kosovës.
“Kur ka qenë komandanti serb i policisë që merrke rrogën edhe prej Kosovës edhe prej Beogradit pse me gju granatën e dorës. Ai granatën e dorës po e gjuan tash sepse s’është më aty. Pikërisht pse e kanë humb veriun, po i bëjnë këto sulme terroriste.
“Pse ka sulme në veri? Ka sulme sepse është mbyllur banka popullore e Serbisë dega në Kosovë dhe drejtoria e thesarit në Leposaviq. Ka krime terroriste e sulme te ndryshme, e sabotazha se s’ka ma targa as letërnjoftim as patent-shoferë ilegalë të Serbisë. Mbi 10 mijë qytetarë të tyre ose i kanë ivaliduar patent-shoferët ose i kanë marrë targat e RKS-së, ose të dyjat”, ka deklaruar Kurti.
© SYRI.net