Në lidhje me incidentet e fundit në republikën e Maqedonisë së Veriut, ku disa persona dogjën flamurin shqiptar, ka reaguar edhe ambasadori jonë i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani. Me anë të një postimi në facebook Meidani thotë se po ndjekin nga afër situatën dhe se po veprojnë në përputhje me praktikën diplomatike.
“Po ndjekim me vëmendje situatën, jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, gjithë faktorin politik shqiptar dhe partnerët tanë. Ju siguroj që po veprojmë në përputhje me praktikën diplomatike. Diplomacia nuk është një reality show marrëdhëniet mes shteteve nuk ndërtohen mbi emocionet e individëve, çështjet shkojnë përtej asaj që duket. Qetësia dhe maturiteti mbeten udhërrëfyesit tanë”, ka shkruar Meidani. Ngjarja ka ndodhur m ë 28 nëntor në lagjen Bit Pazar të Shkupit, përgjatë festimeve shqiptare të ditës së Pavarësisë. Policia ka arrestuar tetë persona për këtë ngjarje ndërsa Ministri i Brendshëm Pancce Toshkovski e cilësoi incidentin si sulm direkt ndaj shtetit.
© SYRI.net