Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Ilda Zhulali gjatë një interviste për Syri Tv, në edicionin e pasdites përmes një lidhje skype, ka folur mbi situatën në Zubin Potok, pas shpërthimit të kanalit të ujit atje.
Sipas Zhulalit, një ngjarje e tillë është një tentativë e përsëritur për të nxitur konfliktet ndëretnike në rajon e sidomos në Kosovë.
Për Zhulalin, një skenar i tillë, është i përsëritur, referuar formës dhe përmbajtje së asaj çfarë ndodhi, duke e krahasuar edhe me sulmin e një viti më parë në Banjskë.
Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, thotë ndër të tjera se reagimet për shpërthiminm e 30 nëntorit në Zubin Potok kanë qenë të forta nga ndërkombëtarët, por nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, për Zhulalin lë shumë për të dëshiruar. Kjo pasi, Rama siç thekson Zhulali nuk e klasifikoi ngjarjen si terroriste, por e solli thjesht si një incident.
Do kishte tentative të përsëritura për të nisur konfliket ndëretnike në rajon, dhe sidomos në Kosovë. Kemi përsëritjen e një tjetër sulmi terrosit, njëjtë si Banjska. Është akt terrosit, nuk është incident, ndryshe nga RMV që nuk janë akte terroiste. Në Kosovë, është skenar i përsëritur dhe e njëjta formë me Banjskën. Reagimi ka qenë më tone të forta dhe gjuhë të drejtpërdrejtë nga BE.
Është sulmi i 2 terroist në Kosovë, sanksionet janë ende në fuqi ndaj Kosovës dhe jo Serbisë. Herën e parë u provua me fakte e prova, video se kishte lidhje me Serbinë, nuk ka pasur asnjë reflektim konkret ndaj politikës Evropiane ndaj Vuçiç.
Ngjarje që duhet t’i bëjë të gjithë bashkë. Është një nag ngjarjet që detyron që kushdo që është në qeveri, të marrë masa. Serbia është e interesuar për destabilizim. Kosova dhe partitë atje kanë interes për zgjedhje të lira e të ndershme. Kosova ia ka dalë me standardet, listohet e para në rajon.
Reagimi i Ramës, i turpshëm. I vetmi që s'e përmedi faktin, se ishte sulm terrorist. I zvoglon ngjarjet në Kosovë, rëndësinë kur ajo dëmton interesat në Kosovë. Ai duhet të ishte në krye të vendeve sensibilizuese për Kosovën, si vend anëtar në NATO. Jeta dhe mirëqenie e asnjë qytetari në Kosovë të mos cenohet, kësaj duhet t’i paraprinte Rama. Ky vërteton që jo vetëm s’i shërben këtyre interesave por i dëmton herë pas here ato.
© SYRI.net