Begaj kujton Rugovën në ditëlindjen e tij: Vizionar që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë

Begaj kujton Rugovën në ditëlindjen e tij: Vizionar që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë

12:30, 02/12/2024

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 80-vjetorin e tij të lindjes.

Begaj e ka quajtur Rugovën si president të rrallë dhe vizionar, që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë.

“Si sot 80 vjet më parë Kosova lindi presidentin e rrallë e vizionar që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë.  Koha dëshmoi vlerat e tij si burrë shteti për të cilat kemi nevojë sot e përgjithmonë. Të gjithë shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë me nderim ditëlindjen e presidentit të Përjetshëm dr. Ibrahim Rugova!”, ka shkruar presidenti Begaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco