Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë: BE-ja dënon sulmin në Zubin-Potok

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë: BE-ja dënon sulmin në Zubin-Potok

10:57, 02/12/2024

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se ky sulm ka targetuar infrastrukturën kritike të Kosovës, teksa e ka quajtur të papranueshëm.

Tutje poashtu ka folur dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Ambasadori Aivo Orav për sulmin i cili ka ndodhur në Mitrovicen e veriut,ku është shprehur se BE-ja dënon sulmin të ndodhur në Zubin Potok.

“Mirëmëngjes. Thjesht, siç tha kolegu im amerikan, patëm një takim me kryeministrin Kurti. Kryeministri ynë ka pasur rastin të na informojë për zhvillimet të premten në mbrëmje. Pra, nga ana e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë Borrell ka bërë një deklaratë me zë të lartë dhe të qartë, dhe nuk do ta përsëris sepse ishte shumë në media tashmë. Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron pas sulmit. Kjo është me të vërtetë nga ana e Bashkimit Evropian”,është shprehur ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco