Ministria e Jashtme italiane dënon ashpër sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

Ministria e Jashtme italiane dënon ashpër sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

15:27, 01/12/2024

Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë ka dënuar fuqishëm aktin terrorist ndaj infrastrukturës jetike në veri të Kosovës.

 

Në një postim në rrjetin X, thuhet se Italia dënon sulmin e neveritshëm në kanalin ujor në Zubin Potok, një infrastrukturë e rëndësishme kritike e vendit.

“Mirëpresim ndihmën e shpejtë të ofruar nga KFOR-i dhe EULEX, autoriteteve dhe popullit të Kosovës, të cilëve u shprehim solidaritetin tonë”, thuhet në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco