Njësiti i specializuar policor K-9 aktivizohet në Varagë

Njësiti i specializuar policor K-9 aktivizohet në Varagë

13:12, 01/12/2024

Njësiti i specializuar i Policisë së Kosovës K-9, i shoqëruar me qentë e trajnuar policorë, është parë nga orët e hershme të mëngjesit të dielën në fshatin Varagë afër Zubin-Potokut.

Ky njësit është angazhuar në asistimin e gjetjes së mundshme të eksplozivit në këtë zonë, ku dy ditë më parë pati sulm terrorist.

Deri tani nuk dihet nëse është gjetur ndonjë sasi e pashpërthyer e eksplozivit.

Ndryshe, ky njësit aktivizohet zakonisht në rastet kur siguria cenohet nga grupet terroriste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco