Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit Musliu pyet: Ku është shteti?

Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit Musliu pyet: Ku është shteti?

12:58, 01/12/2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së Ganimete Musliu, ka reaguar sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit dhe gjetjes së armatimit në veri të Kosovës.

Reagimi i Musliut vjen përmes një shkrimi në Facebook.

Me këtë rast ajo pyeti se “Ku është shteti?”.

Ligjvënësja e PDK-së bëri thirrje që sulmet në veriun e Kosovës të hetohen.

“Këto sulme shpalosin një mangësi të theksuar të kontrolliit shtetëror në gjithë territorin e sidomos në atë pjesë ku tensionet dhe sfidat për sigurinë janë të pranishme për një kohë të gjatë.” – ka thënë ndër të tjera ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco