Ai ka thënë se Vuçiq gjithnjë bënë përpjekje për justifikim.
“Gjithë ditën Aleksandar Vuçiq dhe grupi i tij justifikohen ‘nuk jemi ne, nuk është Serbia’! Pra, si pas Banjskës ju nuk ishit i dyshuar dhe nuk e keni ekstraduar apo gjykuar Radoiçiqin!”, ka shkruar Shormaz në rrjetin social X.
Shormez tutje thotë se pak kush i beson presidentit serb pas fshehjes që ai bëri për vdekjen e 15 serbëve në Novi Sad nga rënia e murit të stacionit hekurudhor.
“Kush mund t’ju besojë kur keni treguar se jeni gati të bëni gjithçka për të “fshehur” përgjegjësinë për 15 të vdekur!”, ka shkruar ai në X.

© SYRI.net