Një nga të arrestuarit për hedhjen e mjetit shpërthyes në Ibër-Lepenc, i afërt me Radojiçiqin

Një nga të arrestuarit për hedhjen e mjetit shpërthyes në Ibër-Lepenc, i afërt me Radojiçiqin

17:16, 30/11/2024

Policia e Kosovës ka arrestuar personin Dusan Milunoviç, me nofkën “Gandi”, i cili dyshohet për hedhjen e mjetit shpërthyes në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit.

Mësohet se “Gandi” është person i afërt me kryeterroristin Millan Radojiçiq.

I arrestuari është delgat i Listës Serbe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se edhe disa të dyshuar janë arrestuar dhe se janë gjetur prova materiale në lidhje me shpërthimin.

Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco