Demokrati Fatmir Mediu ka ndarë një postim në Instagram ku i bën thirrje qeverisë Shqiptare dhe vendeve të Nato-s të kërkojnë në takimin e Këshillit të Ambasadorëve vlerësimin dhe prezantimin e kërcënimit që po i bëhet vendeve nga aleanca mes Serbis-Rusisë-Kinës.
'Shqipëria dhe Rama nuk mund të japin thjeshtë këshilla për një format tjetër dialogu sikur jeton në një planet tjetër, cfarë ndodh me sigurinë e Kosovës ka lidhje drejtpërdrejt me Shqipërinë, por dhe vendet e NATOs në Ballkan dhe interesat e Amerikës dhe BE në ballkan'.-u shpreh Mediu
Postimi i plotë:
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me vendet e NATO-s në ballkan duhet të kërkoj në takimin e Këshillit të Ambasadorëve vlerësimin e këasj ngjarje dhe prezantoj kërcënimet në ballkan që vijnë nga aleanca-Serbi-Rusi dhe Kinë.
🔹Shqipëria ëahtë vend anëtar i NATOS dhe si e tillë ka përgjegjësinë për të diskutuar në NATo për sigurinë e rajonit dhe Kosovës në vecanti
🔹Akti terrorist në Zubin-Potok, Zvecan kundër infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë të Kosovës, tregon qartë se Serbia dhe aleatëtë e saj nuk do rreshtin për të sponsorizuar dhe krijuar destabilitet në Kosovë dhe Ballkan.
🔹Këto akte vijnë mbas një interviste para disa ditësh të Presidentit Serb Vucic i cili jo vetëm mohoj genocidin Serb në Kosovë dhe Bosnjë, por dhe këmbënguli se Kosova është pjesë e Serbisë dhe ishte aneksuar me ndërhyrjen e paligjëshme ushtarake të NATOs.
🔹Po ashtu ai theksoj se partnerët e tij strategjik janë Rusia dhe Kina.
🔹Të dënosh një akt të tillë është vetëm minimumi i një qëndrimi politik dhe institucional, por të zbulosh dhe parandaloah akte të tilla është detyrim për sigurinë e Kosovës dhe rajonit.
🔹Shqipëria dhe Rama nuk mund të japin thjeshtë këshilla për një format tjetër dialogu sikur jeton në një planet tjetër, cfarë ndodh me sigurinë e Kosovës ka lidhje drejtpërdrejt me Shqipërinë, por dhe vendet e NATOs në Ballkan dhe interesat e Amerikës dhe BE në ballkan.
🔹Ky akt terrorist nuk mund të trajtohet si një moment i shkëputur por si pjesë e një politike të organizuar të Serbisë për qëllimet e saj destabilizuese në Ballkan.
© SYRI.net