Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD-në, Ilda Zhulali ka reagur mbi ngjarjen e ndodhur në Kosovë, ku u shpreh se, duhet të ketë reagim të menjëhershëm ndaj këtyre sulmeve terroriste dhe autorëve që fshihen pas tyre.
Zhulali tha se, Serbia po përdor Rusinë si çadër e saj mbrojtëse dhe bëri thirrje pë reagim të menjëhershëm, Kosova duhet të jetë në NATO.
'Ai që ka ‘harruar’ të përfshijë Kosovën në strategjinë e sigurisë kombëtare, pas rishikimit të konceptit strategjik të NATO dhe pas sulmit terrorist të Banjskës, është veçse një TURP KOMBËTAR!'- u shpreh Zhulali
Posimi i plotë:
Një skenar terrorist përsëritës dhe Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Edi Ramës pa Kosovën brenda!
Një vit më parë Serbia synoi destabilizimin e Kosovës me përplasjen me trupat e KFOR në Zveçan dhe më pas me sulmin terrorist të Banjskës, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.
Një vit më pas, sulmohen me granada stacioni policor dhe godina komunale në Zveçan, e hidhet në erë tubacioni i ujit në kanalin e Ibër-Lepenicit në Zubin Potok, duke synuar ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe drita të banorëve të Kosovës.
Kush pati dyshime për prapavijën serbe të sulmit të parë, u provua shpejt i gabuar. Kush ka përsëri dyshime për prapavijën e sulmit përsëritës, vetëm i jep frymëmarrje aksionerëve politikë të destabilizimit të Kosovës dhe të rajonit!
Atyre ‘ndërkombëtarëve’ që ecin drunjtazi symbyllur drejt Ballkanit të hapur për destabilitet u duhet të shkunden!
Nuk ka më kohë e as vend për qëndrime dhe politka sterile ndaj veprimeve destabilizuese të Serbisë, që përdor Rusinë si çadrën e vetë mbrojtëse.
Të dënohen me ashpërsi sulmet terroriste ndaj Kosovës, dhe autorët e tyre!
Të hiqen sanksionet ndaj Kosovës!
Të mbrohen siguria dhe stabiliteti në Kosovë!
Kosova në NATO!
Edhe pse vonë, më mirë se sa kurrë!
P.s. Ai që ka ‘harruar’ të përfshijë Kosovën në strategjinë e sigurisë kombëtare, pas rishikimit të konceptit strategjik të NATO dhe pas sulmit terrorist të Banjskës, është veçse një TURP KOMBËTAR!
© SYRI.net