Kryeministri Edi Rama ka shmangur cilësimin “akt terrorist” të sulmit mbi infrastrukturën kritike të Kosovës mbrëmjen e së premtes. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama e kategorizoi ngjarjen si akt sabotazhi, term ky I përdorur edhe në reagimet e ministrit të jashtëm serb Marko Gjuric si dhe të përfaqësuesve të listës serbe. Rama kërkoi heqjen e sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Kosovës, ndërkohë që ishte kryeministri I parë europian që sanksionoi Kosovën duke anuluar mbledhjen e 2 qeverive.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim të zbutur pas sulmit terrorist në veri të Kosovës ku u godit infrastruktura kritike që lidhet me furnizimin me ujë të Kosovës si dhe me funksionimin e termocentraleve të vendit. Kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur me kujdes fjalët duke shmangur cilësimin “terrorist” të këtij sulmi e duke e kategorizuar atë vetëm si akt sabotazhi, term ky I përdorur edhe në reagimet e ministrit të jashtëm serb Marko Gjuric si dhe të përfaqësuesve të listës serbe.
Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.
Kryeministri Rama kërkoi heqjen e sankskoneve të Bashkimit Europian ndaj Kosovës, ndërkohë që ishte kryeministri I parë europian që sanksionoi Kosovën duke anuluar mbledhjen e 2 qeverive. Rama po ashtu propozoi edhe ndryshimin e formatit actual të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.
Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së.
Mbremjen e së premtes, infrastuktura kritike e Kosovës, u sulmua me një akt akt terrorist ku u hodh në erë me 15 kg eksploziv kanali I Ibër Lepencit I cili furnizonte Kosovën me ujë të pijshëm e po ashtu garantonte funksionimin e termocentraleve të Kosovës.
© SYRI.net