Lideri i opozitës Sali Berisha dënoi sulmet terroriste në veri të Kosovës dhe deklaroi se ato janë aktakuzë ndaj Beogradit i cili kërkon destabilizimin e Kosovës. Duke komentuar deklaraten e Edi Ramës ndaj kësaj ngjarje, Berisha kujtoi se Kryeministri ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës dhe theksoi përpjekjet e vazhdueshme të Ramës për rrëzimin e qeverisë së Kosovës. Berisha i bëri thirrje Tiranës të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës e po ashtu kërkoi heqjen e menjehershme të sanksioneve ndaj Kosovës.
Lideri i opozitës Sali Berisha I ka cilësuar si akte terroriste sulmet kundër infrastukturës kritike në veri të Kosovës. Gjatë një konference me gazetarët Berisha theksoi se këto akte terroiste janë aktakuzë ndaj Beogradit I cili kërkon destabilizimin e Kosovës.
Dënoj me forcën më të madhe, aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan të furnizimit me ujë të qytetarëve të Kosovës, por edhe institucionet e Kosovës në ato territore.
Këto akte terroriste të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre.
Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit, i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, kërkon me çdo kusht, destabilizimin e Kosovës.
Berisha tha se kjo situatë është në interesin më të mirë të Kremlinit, i cili kërkon që krahas agresionit ne Ukrainë, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan. Duke komentuar deklaraten e Edi Ramës ndaj këssaj ngjarje, Berisha kujtoi se Kryeministri ishte I pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës dhe theksoi përpjekjet e vazhdueshme të shefit të qeverisë së Tiranës për rrëzimin e qeverisë së Kosovës.
Sot ai bënte thirrje, për BE-në për të hequr sanksionet e Kosovës, por ai është i pari, i pari jashtë çdo lloj rregulli ndërkombëtar që vuri sanksione ndaj Kosovës.
Ai ka bërë përpjekje të vazhdueshme për rrëzimin e qeverisë së Kosovës. Ka angazhuar SHISH duke emëruar në krye të saj, të këtij shërbimi njeriu e shkarkuar me vendim të kryeministrit të Kosovës dhe presidentes së Kosovës, si një e dyshuar për bashkëpunëtore me shërbimin serb. I dorëzoi SHISH në mënyrë që të kordinojë së bashku me Beogradin, aktet për rrëzimin e qeverisë së Kosovës.
Sot përsëri thotë të ndryshojë, forma apo formati i dialogut sepse qëndrojka tek formati shkaku i mossuksesit dhe jo tek qëndrimi refraktar, nacionalist i Beogradit…. Plus pergjigja e Ermalit
Berisha bëri thirrje Tiranës të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës e po ashtu kërkoi heqjen e menjehershme të sanksioneve ndaj Kosovës.
Kërkojë të marrë fund çdo ndërhyrje e Tiranës zyrtare në punët e brendshme të Kosovës.
Bëj thirrje të hiqen menjëherë të gjitha sanksionet absurde të vendosura ndaj Kosovës, një vend demokratike, defakto vendi më demokratik i rajonit.
Sikundër i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar në tërësi dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut në veçanti, të mbajë parasysh se Kosova është territor i NATO-s, dhe zgjidhja absolute, më e mirë për Kosovën dhe sigurinë e NATO-s është anëtarësimi i këtij vendi në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
© SYRI.net