Diplomatja dhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj ka komentuar sulmin terrorist në kanalin e ujit në Zubin Potok në Kosovë dhe reagimin e Edi Ramës.
Ajo ka vlerësuar se Rama nëse do dojë të ndihmojë Kosovën, mund të iniciojë memorandum të ri bashkëpunimi mes NATOs dhe Kosovës, i cili do t’ia heq kufizimin FSK-së që të veprojë në veri
Reagimi:
Ndihma më e madhe që KM Rama sot mund t’ia bëjë Kosovës është që si shtet anëtar i NATOs, të iniciojë memorandum të ri bashkëpunimi mes NATOs dhe Kosovës, i cili do t’ia heq kufizimin FSK-së që të veprojë në veri. Fillimisht, të kërkohet bashkëpunim për operacione të emergjencave, e më vonë edhe për ato ushtarake që parashihen me Ligjin për FSK-në të vitit 2019. Në këtë mision, Kosova ka padyshim edhe aleatë të tjerë mes NATOs, me të cilët do të mund të shtyhej përpara kjo agjendë me bashkëpunim të ngushtë e të KOORDINUAR.
© SYRI.net