Berisha: Dënoj me forcën më të madhe aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan

12:21, 30/11/2024

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për media u ndal tek sulm i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zubin Potok.

Berisha u shpreh se këto akte terroriste të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre. 

‘Dënoj me forcën më të madhe aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan. Një skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon edhe të Kremlinit’- u shpreh Berisha.

Deklarata e tij:

Dënoj me forcën më të madhe aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan. Një skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon edhe të Kremlinit

Mirëdita.

Së pari dua të dënon me forcën më të madhe, aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan të furnizimit me ujë të qytetarëve të Kosovës, por edhe institucionet e Kosovës në ato territore. 

Këto akte terroriste të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre. 

Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit, i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, kërkon me çdo kusht, destabilizimin e Kosovës.
Natyrisht një skenar i tillë, është skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon në interesin më të madh edhe të Kremlinit. 

Situata në Kosovë, kriza e konservuar në Kosovë, është rrjedhojë e qëndrimeve fund e krye konfliktuale të Beogradit, synimit të  tij për të mbajtur shtetin serb në

Kosovë dhe për të zmadhuar siç shprehej vetë Vuçiçi Serbinë, duke nënkuptuar këtë zmadhim me territoret e Kosovës. 

Kjo situatë është në interesin më të mirë të Kremlinit, i cili kërkon që krahas fronit të luftës në agresionin që bëri ndaj Ukrainës, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan., po në interesa të tij. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco