Italia dënon sulmin në veri: Qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për hetim dhe llogaridhënie

Italia dënon sulmin në veri: Qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për hetim dhe llogaridhënie

11:16, 30/11/2024

Italia ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok, që ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar banesat vendase.

Në reagimin e lëshuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë thuhet se Italia qëndron krah Kosovës në përpjekjet për hetim dhe për të kërkuar llogari për përgjegjësit e këtij sulmi të ulët.

“Italia dënon fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar shtëpitë. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për hetim dhe llogaridhënie nga përgjegjësit e këtij sulmi të ulët”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco