Kurti: Po bëhet një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi

Kurti: Po bëhet një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi

07:47, 30/11/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përsëri pas konferencës për sulmin në Zubin Potok.

Ai ka thënë se punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi.

Ai gjithashtu ka shprehur falenderim për punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm.

I falënderoj punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco