Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme të mbështesë Kosovën

Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme të mbështesë Kosovën

00:47, 30/11/2024

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se ky sulm prek të gjitha komunitetet në mbarë Kosovën.

“Bëjmë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka thënë Rohde.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco