Kurti: Nëse dëmi i shpërthimit nuk riparohet, një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji qysh nesër në mëngjes

Kurti: Nëse dëmi i shpërthimit nuk riparohet, një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji qysh nesër në mëngjes

00:01, 30/11/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një kofernecë të jashtëzakonshme pas sulmit në Zubin Potok ku u dëmtua kanali kryesor I Ibër -Lepencit tha se nëse nuk riaprohet shpejt rreziukon që një pjesë e vendit të mbetet pa energji elektrike qysh nesër.

Ai ka thënë se ky është një sulm kriminal dhe terrorist.

“Ky është sulm kriminal dhe terrorist që ka synuar ta dëmtojnë infrastrukturën tonë kritike dhe ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike. Sulmi është kryer nga profesionist. Ne besojmë se vjen nga banadat e dirigjuara dhe orekestruara nga Serbia, në rastin konkret duke përdoru një sasi të madhe. Nëse dëmi nuk riparohet nje pjesë e Kosovës rrezikon të mbeten pa energji qysh nesër në m,ëngjes”, tha Kurti.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për qetësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco