Sveçla për shpërthimin: Kjo patjetër që vjen nga rezervat e eksplozivit të Serbisë

Sveçla për shpërthimin: Kjo patjetër që vjen nga rezervat e eksplozivit të Serbisë

23:21, 29/11/2024

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, thotë se shpërthimi në Zubik Potok, vjen nga rezervat e eksplozivit të Serbisë.

“Nuk po flasim për armë të vogla, po flasim për eksploziv që nuk është e lehtë të gjendet në tregun e zi. Kjo patjetër që vjen nga rezervat e eksplozivit të Serbisë”, deklaroi ai para medieve nga vendi i ngjarjes.

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur sonte në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit, ku më pas uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco